Qeveria ndau tokë për shoqatën e Halil Kastratit, reagon Tomë Gashi: Gabim katastrofal i Albin Kurtit

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka marrë vendim për ndërtimin e një qendre rezidenciale për fëmijët me autizëm, sindromë down e me aftësi të kufizuara. Tokën për ndërtimin e kësaj qendre Qeveria do t’ia jap shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e drejtuar nga Halil Kastrati.

Për këtë Qeveria ka marrë vendim me 28 gusht.

Por, kjo nuk i ka pëlqyer avokatit, Tomë Gashi, që e ka quajtur “gabim katastrofal”, të kryeministrit Albin Kurti.

Gashi deklarohet publikisht që është mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, si rrallë herë ai është pozicionuar kundër vendimeve të Qeverisë.

“Gabim ,Gabim , Gabim katastrofal i Albin Kurtit”, ka shkruar Gashi të dielën në Facebook.