Mbeten të bllokuar disa qytetarë në njërën nga lojërat në ‘Prishtina Park’ (VIDEO)

Disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar në njërën nga lojërat në Prishtina Park, i cili gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Sipas qytetarit që ka raportuar në KALLXO.com, rrotulluesja është bllokuar rreth orës 20:00 ndërsa në të ka njerëz.

Në video shihet Policia e Kosovës dhe Zjarrëfikësit.

Policia ende nuk ka njoftuar se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ky park është lëshuar për vizitorët para një jave. /Ballkani.info/