Ramadani: Serbia mori dy dhurata, dje Franca, sot Policisë së Kosovës iu dobësua bashkëpunimi me ShBA-në

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan dobësimin e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, themelimin e së cilës e kanë ndihmuar.

Ramadani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Serbia mori dy dhurata, dje nga Franca, sot nga Kosova.

“Serbia mori dy dhurata: dje nga Franca, sot nga Kosova!

– Serbia dje nëshkruajti për 12 aeroplanë luftarakë me Francën,

– Kosovës sot i dobësohet bashkëpunimi Polici-SHBA!” – ka shkruar ai.

Tutje, Ramadani ka thënë se gjithçka që u duhet armiqve të vendit, është dobësimi i bashkëpunimit të MPB-së dhe Policisë me Amerikën.

“Aq më keq, kur ky dobësim vjen si ndëshkim për:

– Instrumentalizim të Policisë nga Qeveria,

– Mos-mbajtje të premtimit për konsultime dhe koordinim, dhe

– Minim të reputacionit të Kosovës si partner i besueshëm ndërkombëtar.”