Analisti Nexhmedin Spahiu është shprehur se një numër i madh i hoxhallarëve të Kosovës, janë agjentë të BIA-s serbe.
Kështu u shpreh analisti pas debatit për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit.
“Komandanti i KFOR-it, nëse i pengon mund të dalë dhe thotë se nuk mundemi tani për tani, kemi probleme. Por ne nuk i kemi dëgjuar, përkundrazi gjenerali Byler në vitin 2010, ka deklaruar se dëshiron të ndërtohet Xhamia e Ibrit, se ka gjetur fonde për ta bërë këtë”, tha Spahiu.