Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka thënë se e njehë Serbinë më mirë se homologu i tij shqiptar, Edi Rama.
Këtë deklaratë Kurti e dha gjatë një interviste në “Syri TV”, ku ka treguar se Rama i ka dy linja të argumentimit për Ballkanin e Hapur”.
“Rama i ka dy linja të argumentimit. Nganjëherë vlerëson se ne po e mbivlerësojëm rrezikun e nganjëherë mendon që mund të ketë një rrezik më ta madh”, ka thënë Kurti duke iu referuar mospranimit të Ballkanit të Hapur.
Sipas kreut të ekzekutivit “Serbia nuk e kupton bujarinë shqiptare”, ka shtuar se këtë sjellje Beogradi e merr si “dobësi”.
“Unë besoj që Serbia dëshiron ta destabilizojë Ballkanin, unë mendoj që Serbia nuk është neutrale. Ka marrë anën e Kremlinit”, ka thënë Kurti.
Ka shtuar se Ballkani është i Hapur ndaj SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.
“Serbia është e hapur me Rusinë dhe Kinën”, ka thënë Kurti. /Express