Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese.
Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.
Kështu ka ndodhur edhe para dy ditësh, në marketin ‘Super Viva’ në rrugën “Enver Gjerqeku” në Prishtinë, ku dy të mitur kanë kryer vjedhje.
Sinjali mëson se të dyshuarit kanë ardhur të vjedhin dhjetëra pashteta të pulës ‘Argeta’ dhe më pas kanë ikur nga marketi.
Pasi rasti është denoncuar në Polici, janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë që kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Të miturit e dyshuar janë shoqëruar më pas në stacion policor, ku janë intervistuar.
Njëri prej tyre, recidivist i veprave të ngjashme është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.