Loredana dhe Karim Adeyemi vijnë në Shqipëri – publikojnë pamje nga apartamenti luksoz i Noizyt

Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi prej muajsh po shijojnë një lidhje të re dashurie.

Ata janë në çdo vend së bashku, pavarësisht angazhimeve që kanë në fushat e tyre përkatëse.

Dyshja duket se këtë herë janë rikthyer në Shqipëri, ku veç tjerash kanë edhe miq.

Artistja nga Ferizaj tashmë dihet se ruan një raport shumë të ngushtë me Noizyn.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku tregon se po qëndron në apartmentin e tij luksoz në Durrës.

Ata kanë edhe këngë së bashku që janë pritur mirë nga publiku e kanë grumbulluar miliona në YouTube.

Noizy nga ana tjetër pas lirimit për shkak të rastit në Pejë po vazhdon të jetë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/