Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t’u futur në Big Brother VIP Kosova

Edona James, e cila u bë një fenomen gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka ndarë së fundmi disa detaje interesante për edicionin e tretë të pritshëm të këtij programi të famshëm.

Në një intervistë për “Onima”, Edona zbuloi disa informacione të cilat kanë ngjallur shumë kuriozitet tek ndjekësit e reality show-it.

Sipas burimeve të saj të besueshme, Edona theksoi se dy konkurrentë tashmë janë 100 për qind të konfirmuar dhe kanë nënshkruar kontratën për të qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Këta dy emra janë ish-konkurrenti i programit të njohur “Përputhen,” Bashkim Sahiti, dhe influencuesja dhe prezantuesja Zojë Nushi.

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova pritet të fillojë në tetor.