Gjigant në Gjermani, modest në Kosovë

I jashtëzakonshëm në biznes, e super-modest si njeri. Është ky Faton Blakqori, biznesmeni nga diaspora që suksesi në fushëveprimtarinë e tij në Evropë, nuk ia largoi kurrë “këmbët nga toka” për njerëzit e tij në vendlindje, në Kosovë, në Llap.
Vera ka ardhur, çdo qytet i Kosovës gumëzhin ndryshe. Nëse një dalje e zakonshme në sheshin e qytetit tuaj dikur të jepte përshtypjen e një qyteti të braktisur në të cilin jetonit vetëm ju dhe dhjetra njerëz, tash nuk është e tillë. Dita, bashkë me natë tash frymojnë. Diaspora ka ardhur në shtëpitë e tyre. Tash më shumë se kurrë sheh fytyra të lumtura. Rini plot jetë. Emocion. Përmallim, shkruan Portali Mërgata.

Njerëzit, të gjithë duken të zakonshëm, ndonëse në jetë, me të bëmat e tyre, janë të jashtëzakonshëm. I tillë duket të jetë edhe Faton Blakqori, në dukje një emër i zakonshëm, për një shumicë dërrmuese i panjohur. Por për ata që e njohin, nuk është i rëndomtë.