Dy modelet, Jori Delli dhe Beniada Nishani, ish-banore të Big Brother VIP po shijojnë pushimet luksoze bashkë.
Ato ndodhen në Toskana të Italisç dhe kanë ndarë një video duke shijuar perëndimin e diellit. Ato po qëndrojnë në një nga resortet më luksose në vend, ku në pamje shfaqet një person që i shërben një gotë verë të kuqe.
Të veshura me bikini, bukuroshët shihen duke shijuar pamjen mbresëlënëse e duke kërcyer, dhe në fund bëjnë “gëzuar”.
Jori dhe Beniada, morën vëmendje të madhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP, si dy vajza me humor dhe të bukura, që janë rritur në Itali.