Skandaloze! Policia serbe ndaloi në kufi këngëtaren e njohur kroate, Severina, nuk shkoj më atje derisa në pushtet është Vuçiqi

Këngëtarja kroate u ndalua në kufirin me Serbinë dhe pasi u lirua, vendosi të kthehej në Kroaci. Sipas mediave vendase, Severina është ndaluar dje në kufirin me Serbinë, pas së cilës policia ka ndaluar dhe ka marrë në pyetje për katër orë këngëtaren e njohur kroate.

Pasi Severina ka biseduar me organet kompetente, ajo është lejuar të hyjë në Serbi.

Megjithatë, këngëtarja vendosi të rikthehet në Kroaci me iniciativën e saj.

Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq përmes një arsyetimi banal konfirmoi se policia kufitare në kufirin me Kroacinë e ndaloi Severinën, bazuar në listat e njohura si të “vendeve verbale”.

Severina flet se çka përjetoi

Këngëtarja kroate Severina Vuçkoviq ka folur për skenat e pakëndshme nga kufiri kroato-serb ku u mbajt për më shumë se katër orë për t’u marrë në pyetje nga autoritetet serbe për shkak të disa deklaratave nga e kaluara.

Ajo u ndalua në kufi në orën 19:35 dhe ishte planifikuar të performonte në një event privat, në kuadër të ditëlindjes së saj, duke filluar nga ora 23:00.

Jutarni list shkruan se Severina u mbajt në kufi deri në orën 23:35, kur ajo kërkoi t’i ktheheshin dokumentet dhe të lejohej të kthehej në Kroaci. Kur ajo u ndalua, policia thirri hetuesit të cilët dyshohet se e morën në pyetje për Srebrenicën dhe litiumin (dmth. protestat kundër minierave të litiumit në Serbi), Tugjmanin, por edhe tema tjera dhe më pas kontrolluan të gjithë makinën e saj. Ajo ka thënë se nuk do të shkoj më kurrë në Serbi derisa në pushtet është Aleksandar Vuçiq./INA/