Abazi në “Five” të Dukagjinit deklaroi se normalisht nuk e ka pranuar këtë propozimin për të larguar njerëz nga vendet e punës dhe nuk do të pranojë asesi
Abazi tha se nga posti i tij nuk pretendon që të largojë qoftë edhe një referent nga puna nëse nuk e meriton.
“Është kërkuar me i largu njerëzit prej pune realisht vetëm pse nuk kanë qenë në vijën dhe dëgjueshmërinë e Dejona Mihalit. Normalisht nuk kam pranuar as nuk pranojë. Unë kam hequr nga puna koka të larta nga institucioneve, por I kam larguar për shkak veprimeve kundërligjore që kanë bërë ose dëmtimit buxhetit Kosovës apo interesit të Kosovës. As edhe një referent nuk e heq nga vendi i punës”, deklaroi Abazi.