Në qiellin e Kosovës të dielën mbrëma u filmua një objekt ndriçues. Ai bëri bujë në internet, e profesori i astronomisë, Milaim Rushiti, ka thënë se mund të jetë meteor, por që ende s’është vërtetuar plotësisht.
Ai i ka thënë KOHËS se kjo bëri bujë pasi ky trup qiellor ishte më i madh se zakonisht, ndonëse një dukuri e tillë tha se është krejtësisht normale.