I tha diktator, Vuçiqi “nervozohet” me Severinën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sonte në një paraqitje në Pink TV ka folur edhe për ndalimin e këngëtares kroate Severinës, në kufirin serb, pasi ajo deklaroi në një paraqitje në Mal të Zi se nuk do të performojë në Serbi derisa “diktatori është në pushtet”.

“Tani do t’iu befasoj me këtë që do ta them. E thirra Daçiqin sot në mëngjes, e zgjova për të parë se çfarë po ndodhte me Severinën. Më tha se ishte kështu e kështu, dhe më tha që nuk e kishin ndaluar, e mbajtën dy orë në kufi. Unë mendoj se kjo është shumë marrëzi dhe e panevojshme. Jo për shkak të Severinës, për të cilën mendoj më të keqen. Ne duhet të dallojmë prej tyre në gjithçka. Zoti na ruajt të drejtoj një shtet ku kushdo që dëgjon këngët e Thompson, do të arrestohet. Lëshoni të gjithë, edhe Selma Bajrami. Fakti që ata e urrejnë Serbinë flet për ta”, tha Vuçiq.