Gazetari shqiptar shfaqet me fanellë të Serbisë, reagon edhe Noizy

Edhe reperi shqiptar Noizy ka reaguar pasi gazetari Ervin Baku u shfaq me fanellë të Serbisë në një lidhje direkte.

Duke publikuar fotografinë gjatë transmetimit, reperi shkroi:

“Ndërkohë veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës po protestojnë për intervenimin serb…”.

Kujtojmë që kësaj paraqitje i ka reaguar ashpër edhe reperi Stresi, i cili ka kërkuar nga Kosova që gazetari në fjalë të shpallet ‘Non-Grata’./Indeksonline/

Shiko foton: