Një incident i papritur ka ndodhur një ditë më parë me këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.
Gjatë kthimit nga performanca e saj në festivalin “MDL Beast” në Riad, Arabinë Saudite, drejt Los Angeles, ajo përshëndeti në shqip një punonjës të aeroportit.
Përgjigja e tij ishte kërcënuese, duke e paralajmëruar se nuk do ta linte të udhëtonte.
Këngëtarja ndau përvojën e saj të pakëndshme, duke theksuar se shkaku ishte origjina e saj shqiptare.
Ajo gjithashtu shprehu zhgënjimin e saj për faktin se asnjë nga gratë që punonin për Lufthansa nuk ndërhyri për të parandaluar situatën.
Sot, Bebe Rexha ka zbuluar se është kontaktuar drejtpërdrejt nga Lufthansa, por nuk është e kënaqur me një “më fal” të thjeshtë.
Në një postim në Instagram, ajo shkroi: “Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht.
@Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij.
Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë.”
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta, dhe Bebe Rexha është e vendosur të kërkojë drejtësi për këtë incident, duke bërë presion që të kryhet një hetim i thelluar nga Lufthansa.
Shiko foton: