Presidentja Vjosa Osmani është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, ku ka bërë të ditur insistimin për hapjen e Urës së Ibrit.
Osmani shkroi se “hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”.
Ajo shtoi se suksesi i qëndrueshëm është i mundshëm “bashkë me aleatë”.
“Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.