Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin zviceran, ku protagonist ka qenë një futbollist me prejardhje shqiptare.
Labinot Bajrami u zëvendësua vetëm pas 19 minutave lojë në fitoren 2-0 të skuadrës së Zurihit si mysafir i Zug 94.
Veprimi i trajnerit Ricardo Moniz nuk i pëlqeu aspak babait të futbollistit, i cili e ka goditur me qadër nga tribuna.
Zëvendësimi, sipas mediumeve në Zvicër, ka ardhur si rezultat i presingut jo të duhur të Bajramit.