Noizy komunikon me fansat sapo lë qelinë, paralajmëron koncertin e rikthimit

Sapo u lirua nga qelia me vendim nga Gjykata e Durrësit këngëtari i njohur Noizy ka komunikuar drejtpërdrejt me ndjekësit dhe fansat e tij në Instagram.

“Sa kisha pa prek telefonin… Uroj që të jeni mirë.

Nuk di ku ta filloj, por di të them… kam besim në drejtësinë e dy vendeve”, u shpreh reperi.Noizy shprehu falënderime për mbështetjen e fansave të tij dhe shprehu besim në drejtësinë e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai gjithashtu njoftoi se, pas anulimit të koncertit të tij në Shëngjin natën kur u arrestua, do të mbajë një koncert të madh në Tiranë, në stadiumin Selman Stërmasi, më 21 gusht.

Shiko videon: