Aktori Kostas Nikouli ka folur së fundmi për origjinën e tij shqiptare.
Aktori i cili aktualisht luan në “Sasmos”, ka ndarë rrugëtimin e jetës së tij, me publikun dhe ka folur për prindërit e tij emigrantë nga Shqipëria duke shpjeguar se si e ka gjetur veten në Shkollën e Aktrimit.
Gjatë rrëfimit të tij aktori ka theksuar se ndihet krenar që është shqiptar dhe nuk ndihet aspak keq për këtë fakt. Ndërkohë mes të tjerash ai ka deklaruar se në Greqi nuk është ndjerë kurrë i huaj.
“Emri im nuk tradhton asgjë. Personalisht dua që mbiemri të jetë Nikouli dhe jo Nikoulis, të kujtoj se nga vij. Në ID shkruante Nikouli dhe ky doja të ishte mbiemri im. Jam krenar që jam shqiptar. Isha i hapur që në momentin e parë dhe nuk u ndjeva si i huaj apo ndryshe nga të tjerët.” tha aktori Kostas Nikouli.