Burek, burek o Usta Murat/ A e dini historinë e këngës? Kush ishte Usta Murati? Ku jetoi?

Burek, burek o Usta Murat/ A e dini historinë e këngës? Kush ishte Usta Murati? Ku jetoi?

Poetja Nexhi Baushi me profesion ekonomiste, tashmë në pension është autore e mbi 12 librave në mesin e tyre dhe një monografie ku flet për usta Muratin e këngës së famshme që e dinë të gjithë.

Nexhi e kishte dajë usta Muratin dhe na rrëfen më shumë detaje për të duke na treguar së ai ishte nga Shkupi. Për Portalb.mk sjellë fotografitë, biografinë dhe ca të dhëna.

Nga Xhemazije Rizvani

Nexhi Baushi na tregon se “kënga është shkruar nga një miku i ngushtë shqiptar i Usta Muratit, nga Kosova.

“Kam një pjesë të këngës origjinale. Përveçse në Shkup usta Murati së bashku me vëllait e tij më të madh Rifat Lama dhe babain tim për një kohë jo të shkurtër kanë punuar kuzhinier edhe në Beograd”, thekson Baushi.

Është e pamundur të hash byrekë dhe të mos kujtohet kënga e famshme “Byrekë, byrekë o usta Murat”. Historitë e këngëve janë interesante sidomos kur janë kënduar nga njerëz të ndryshëm dhe secili shton ose heq diçka dhe në fund del një version krejtësisht i ri.

Ja si këndohej në origjinal kënga e “Usta Muratit”:

Ke dyqanin te Selvia
O Usta Murat,
Në punë nëna dhe e bija
O Usta Murat.

Byrek, Byrek,
O Usta Murat,
Katër copa bëjnë dy lekë ,
O Usta Murat.

Ke dyqanin në bash të vendit,
O Usta Murat,
Tash po i bien Karagjyzenit,
O Usta Murat!