Haradinaj: Kush rrezikon jetën e ushtarëve amerikanë, është kundër Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, lidhur me hapjen e urës së Ibrit.

Haradinaj ka thënë se ata që i rrezikojnë ushtarët amerikan në Kosovë, janë kundër Kosovës.

“Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet! Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen”, ka thënë Haradinaj.