Gazetari i njohur, Ronaldo Sharka, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij një moment të vështirë dhe shumë personal nga jeta e tij.
Përmes një videoje ku tregon ndryshimet fizike në trupin e tij, ai ka pranuar se ka kaluar disa vite në një gjendje të rënduar psikologjike.
Gjatë kësaj kohe, Ronaldo pranon se nuk është kujdesur për trupin e tij, duke konsumuar ushqime të pashëndetshme dhe duke e lënë veten pas dore.
Sidoqoftë, ai ka vendosur të ndryshojë këtë situatë dhe tashmë ka nisur një regjim të ri që përfshin palestrën dhe reduktimin e ushqimeve që dëmtojnë shëndetin e tij.
Shiko videon: