Faton Hajrizi vazhdon të jetë kryetemë në Kosovë.
Ai u varros sot në fshatin e tij të lindjes në Klinën e Ulët të Skenderajt.
Në varrimin e tij morën pjesë mijëra shqiptarë nga shumë treva.
E numri i pjesëmarrësve në varrimin e ish-të burgosurit që u vra gjatë arratisë derisa po kalonte Serbinë, e ka komentuar shkurt gazetari Ermal Panduri.
Ai e ka publikuar një fotografi të varrimit të Hajrizit, duke e krahasuar me ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupi i armatosur serb në Banjskë, shtatorin e vitit 2023.
“ZOT na kthe në rrugë të mbarë”, ka shkruar Panduri. /Jepi zë