Medi Iseni hyn ‘live’ në Tiktok, tregon detaje të reja: Noizy ka paguar lekët, Stresi ka bërë planin, më ka ra me 6-7 grushta…

Rap-artistë e njohur nga Shqipëria, Noizy dhe Stresi këto ditë kanë qenë në vëmendje të mediave për shkak të një përleshje në Pejë.

Ata u raportua se pak ditë më parë janë përfshirë në një sherr me një grup tjetër, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.

Medi Iseni ka dal me një reagim përmes live në TikTok, duke e quajtë reperin Stresin mashtrues. Sipas tij Noizy ka paguar lekët Stresi e ka bërë planin.

“Arkimedi është mashtrues, është djal i pabese, kur u bo tërmeti ne Shqiperi, ja ka mar nje goce 25 mije euro kur u hap go foundi.

O Sali Lusha un kam mëndu qe je burrë me seder, po edhe ti je me seder ne mënyre tjetër.

Kam bo gabime t’mija, paskna shajtë amo jo me më rreh kështu me më qit ne pabesi, me me shti ne bire e me m’ra me arme te ftohta.

Faleminderit Zotit qe me ka dhëne Zoti fuqi se me pa kon dikush tjetër.

Noizy ka pagu lek, Sresi ka bo planin, kështu qe tash ja lojm drejtësisë.

Noziy me ka ra ne fund permbi 6-7 grushta, mbas kokës, nofull edhe ne sy me ka ra Noizy.

Kurse këto tjera janë prej armeve te ftohta dhe boksit hekur.”.

Tutje ai thotë se ka qenë një tentim vrasje kjo që i ka ndodhur.

“Mos i besoni kurrë Noizyt ja Stresit, ja familjes Lushaj, se jane te pa bese.

Kjo ka qene tentim vrasje e planifikuar”.

Kujtojmë se Noizy është arrestuar nga policia në Shqipëri pasi ajo e Kosovës e shpalli në kërkim dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij./Insajderi.