Orët e para të mëngjesit të sotëm u bë e mundur kapja e reperit Noizy së bashku me mikun e tij, Dj Crax, pasi dyshohet të kenë qenë të përfshirë në sherrin brutal të ndodhur disa netë më parë në Pejë dhe akuzohen për plagosje të rëndë.
Të dy u arrestuan në zonën e Kunës në Shëngjin nga njësia FAST Albania.
Para pak minutash, miku i Noizyt, artisti i njohur, Elgit Doda, ka reaguar në rrjetin social “Instagram”, duke ftuar të gjithë të jenë në anën e reperit.
Ai gjithashtu ka shtuar se Noizy është ndaluar pa pasur asnjë provë.
Shiko postimin: