Avokati shqiptar befason me parashikimin: Një shtet i ri shqiptar do themelohet

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një analizë mbi bashkimin e të gjithë shqiptarëve në “Gadishullin Ilirik”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook përmendi konvertimet e shqiptarëve të Kosovës në fenë katolike, derisa këtë e ndërlidhi me zhvillimet historike, ku tha se ky fenomen nuk duhet ta shqetësoj askënd.

Ngjela tha se historia jonë është luftuar me terror nga sllavëët, por tani gjithçka është në favor të shqiptarëve.

“Romakëve krishterimin ua dha Konstsndini i Madh, një nga shqiptarët e mëdhenj, i cili ishte nga Nishi, dhe, jo vetëm që drejtoi Perandorinë Romake, por edhe e ndau atë me arvanitasit e vet, dhe themeloi Perandorinë Bizantine. Edhe qytetin e dytë të Serbisë, Nish-in, Kontandini i madhe e themeloi, dhe e konsideroi si kryeqytetin e Dardanisë.

Por historia jonë Iliri – Dardani – Arbëri – Shqipëri është luftuar me terror dhe vrasje nga sllavet. Por tani gjithçka është në favorin e shqiptarëve, dhe koha e kërkon që historia e madhe Iliri – Arbëri – Dardani – duhet të shkruhet me përparësi, sepse kështu siç është, është e copëtuar për të dobësuar Shqipërinë Etnike si histori lavdie…”.

Krahas kësaj, avokati shqiptar paralajmëroi Serbinë dhe Greqinë, ku tha se pas dy shteteve shqiptare, do bëhet edhe një i tretë.

“Janë dy shtete shqiptarësh sot në Gadishullin Ilirik, Shqipëria dhe Kosova, dhe do dalë edhe i treti që është Maqedonia Shqiptare. Por, nuk duhet harruar se edhe Çamëria drejt bashkimit kombëtar të Shqipërisë do të shkojë, si njësi juridike e veçantë.

Mbajeni mend: kjo do të jetë historia jonë e ardhshme, e cila e ka shqetësuar sot shumë edhe Beogradin, edhe Athinën: që janë dy pushtuesit e mëdhenj të territoreve shqiptare”, shkroi ndër të tjera Ngjela, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Bashkimi i të gjithë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, është një domosdoshmëri historike.

Shqipëria etnike është në rrugë historike për të ardhmen…

I.

Shqiptarët e Kosovës po konvertohen në fenë kristiasne katolike.

Gjithkush duhet ta dije që feja është një bindje krejt personale, dhe varet nga ndërgjegjja e secilit. Prandaj nuk ka nevojë ky fenomen as për mërzitje të ndokujt, por as për eufori: feja është liri individuale për secilin që e pranon.

Dhe nuk besoj se ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar.

Feja sot është e ndarë nga shteti, ndërsa liria individuale është mbrojtje e personalitetit dhe dinjitetit të njeriut.

Pastaj, po lexoj mendime jashtë historisë për fenë e krishterë në Shqipëri.

Duhet ta njohin historinë e krishterimit…

Qyteti i parë Kristian në historinë botërore ka qenë Durrësi dhe trevat shqiptare të Adriatikut. Në këto territore krishterimin e solli Shën Pali përpara se kjo fe të lejohej në Rome.

Romakëve krishterimin ua dha Konstsndini i Madh, një nga shqiptarët e mëdhenj, i cili ishte nga Nishi, dhe, jo vetëm që drejtoi Perandorinë Romake, por edhe e ndau atë me arvanitasit e vet, dhe themeloi Perandorinë Bizantine. Edhe qytetin e dytë të Serbisë, Nish-in, Kontandini i madhe e themeloi, dhe e konsideroi si kryeqytetin e Dardanisë.

Por historia jonë Iliri – Dardani – Arbëri – Shqipëri është luftuar me terror dhe vrasje nga sllavet. Por tani gjithçka është në favorin e shqiptarëve, dhe koha e kërkon që historia e madhe Iliri – Arbëri – Dardani – duhet të shkruhet me përparësi, sepse kështu siç është, është e copëtuar për të dobësuar Shqipërinë Etnike si histori lavdie…

Por shqiptarët e devotshëm të Shqipërisë, në histori, e kanë detyrë kombëtare për ta rigrupuar historinë e etapave shqiptare që shkruam me lart, edhe pse rreziku terrorist greko – sllav mund të përmendet.

Dhe çdo shqiptar duhet ta mësojë historinë se treshja e madhe historike Iliri, Arbëri, Shqipëri i ka dhënë shumë botës. Dhe tani po e rimerr vetveten për të ardhur në shkëlqimin e parë.

II.

Janë dy shtete shqiptarësh sot në Gadishullin Ilirik, Shqipëria dhe Kosova, dhe do dalë edhe i treti që është Maqedonia Shqiptare.

Por nuk duhet harruar se edhe Çamëria drejt bashkimit kombëtar të Shqipërisë do të shkojë, si njësi juridike e veçantë.

Mbajeni mend: kjo do të jetë historia jonë e ardhshme, e cila e ka shqetësuar sot shumë edhe Beogradin, edhe Athinën: që janë dy pushtuesit e mëdhenj të territoreve shqiptare.

Kurse…

Emigracioni shqiptar në Greqi po i habit të gjithë, që, në luftën aktuale lokale, midis Greqisë dhe Turqisë, ushtarët dhe oficerët me origjinë shqiptare në Greqi, janë kundër Turqisë me pasion. Grekët po habiten, por nuk e njohin historinë, sepse shqiptarët po mbrojnë dinjitetin shqiprar dhe e dinë që territoret ku bëhen luftimet kufitare, janë toka shqiptare që janë pushtuar nga Turqia. Nuk është një histori sporadike kjo, prandaj kërkon studim për të sjellë në historinë e Shqipërisë dinjitetin kombëtar shqiptar të emigracionit shqiptar në Greqi.

Por, edhe ata shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që flasin sot kundër historisë së madhe të Shqipërisë në ecurinë: Iliri, Arbëri, Shqipëri, nga Beogradi e nga Athina paguhen.

Por janë mjeranë, të dehur nga inferioriteti i tyre që paguhet nga antishqiptaria ndërkombëtare.

Por kush i pyet këta mjeranë që nuk dine që po diskreditohen, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.

III.

Por sot është fakt që…

Shqipëria etnike po ecën drejt bashkimit kombëtar me ndihmën e aleatit tonë të madh, që është sot superfuqia unike e botës.

Kjo është sot një e vërtetë historike, që duhet t’i gëzojë shqiptarët.

Historia aktuale më në fund, po na sjell në kohën tonë kur Iliria ishte një superfuqi. Dhe deri tani, një nga arsyet e fshehjes historike që i është bërë Arbërisë në lidhje gjaku dhe gjuhe me shqiptarët, ka qenë frika e madhe e krijimit të Arbërisë moderne. Por sot gjithçka ka ardhur tek e vërteta.

Të gjithë duhet të mësohen, se, Arbëria moderne nga Tirana në Shkodër, nga Shkodra në Prishtinë, dhe, edhe nga Preveza e deri në Nish, do të jetë një domosdoshmëri historike në bashkimin e Arbërisë moderne, për të krijuar Shqipërinë etnike.

Prisni dhe shikoni…