Reperi shqiptar, Noizy i cili është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës për përfshirje në një rrahje në Pejë dyshohet të jetë ngjitur para dy netësh në skenën e diskotekës “Venom” në Prishtinë.
Video nga përformanca e tij janë publikuar kudo në rrjete sociale.
Por një gjë të tillë është mohuar nga klubi “Venom” pronar i së cilës është Alex Duhani.
Në faqen zyrtare të “Venum” mbrëmë është postuar një njoftim në të cilin thuhet se është anuluar koncerti ku ishte planifikuar përformimi i Noizyt.
Në njoftim u tha se Noizy nuk do të përformoj për shkaqe ligjore.