Përgjatë orëve të paradites, territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave nëpër të gjithë territorin ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat veri-lindore dhe jug-lindore të vendit, siç janë qytetet Kukësi, Bulqiza, Pogradeci, Korça.
Ndërkohë temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 14°C në zonat malore, por mesdita regjistron vlerën maksimale deri në 36°C në jug të vendit.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime.