Ndarja e dyshes Lumbardhit dhe Kaderit është temë diskutimi në media rozë.
Pas deklaratës që bëri Kaderi në lidhje me ndarjen, vjen reagimi i palës tjetër, shkruan Kosovarja.
Ndonëse nuk ka thënë asnjë fjalë mbi ‘akuzën’ që i është bërë, Lumbardhi ka larguar secilin postim në instagram ku ishte e përfshirë edhe ish e dashura e tij.
Ky veprim i fituesit të BBVK, doli në pah nga ndjekësit e përbashkët të ish çiftit.