Mihali godet “kombinimin PDK-LDK” për Specialen: Pas marrëveshjes së Zajednicës, shenja më e errët që kanë prodhuar

Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë që themelimi i Gjykatës Speciale është “padrejtësia më e padurueshme e shkaktuar Kosovës nga vet drejtuesit e saj pas lufte”. Ajo përmendi edhe kohën dhe mënyrën se si ishte themeluar kjo gjykatë nga pushteti i asaj kohe.

Për votimin e kësaj gjykate ajo tha se ishin deputetët e LDK-së dhe PDK-së që kanë insistuar për ta themeluar.

“Si sot 9 vite më parë deputetët e PDK dhe LDK nën këmbënguljen e ish zvkryeministrit të asaj kohe dhe ish kryetarit të Kuvendit votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, pas 8 orësh debat teksa jashtë protestonim. Ai ishte votim për ndryshime kushtetuese me 82 vota, për ligjin për dhomat e specializuara, që Qeveria LDK-PDK e kishte negociuar në Bruksel dhe të ligjit për kompensimin e mbrojtjes.  Para rreth një muaji Kuvendi e kishte rrëzuar themelimin e Gjykatës Speciale.  Në seancën 6 orë e gjysmë të 26 qershorit 2015, me 75 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës nuk e votoi themelimin e Gjykatës Speciale. Atë ditë qershori u patëm gëzuar tej mase. Ishte një çlirim nga një brengë tepër e madhe. Kishim protestuar gati gjithë ditën para Kuvendit. Askush nuk e kishte përkrahur atë protestë, përveç fare pak veteranëve të cilët me plot kthjelltësi kishin vendosur mos me iu bind Thaçi-Veselit por ndërgjegjës së tyre qytetare e kombëtare”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se Ligji për Gjykatën Speciale është shenja me e errët që sipas saj i ka prodhuar kombinimi LDK-PDK.

“As organizata të shoqërisë civile, as individë me profil publik, e as profesorë të së drejtës nuk u panë as me 26 qershor e as me 3 gusht në protestën para Kuvendit. As në shkrime, analiza e komente. Madje në tryezën që patëm organizuar shumica që thërrisnim as nuk guxonin të merrni pjesë.  Ato amendamente kushtetuese, ai ligj dhe ai konstruksion i futur brenda sistemit të Kosovës janë shenja më e errët në historinë e Kosovës, pas marrëveshjes për Zajednicën që ka prodhuar kombinimi LDK-PDK. Gjykata speciale mbetet padrejtësia më e padurueshme e shkaktuar Kosovës nga vet drejtuesit e saj pas lufte.

Lutjes, thirrjeve tona, deputetëve tanë, për gjithë vitin 2014-2015 kur përgatiteshin shkëmbimi i letrave Jahjaga-Ashton, marrëveshjeve ndërkombëtare me Holandën, ndryshimeve kushtetuese dhe negociimit për ligjin në Bruksel, ju përgjigjën çapraz në kor e gjithë ish qeveria. Ata thanë se është vendimtare për të ardhmen e Kosovës, madje është një far patriotizmi, sepse Rusia do ta themelonte atë në OKB. E pabesueshme, sureale por ja deklarim i tyre. Ende sot nuk e dimë a e kanë besuar vërtet apo çfarë ishte ai sulm mbi këdo që ishte kundër gjykatës speciale”, tha tutje ajo.

Postimi i plotë:

Si sot 9 vite më parë deputetët e PDK dhe LDK nën këmbënguljen e ish zvkryeministrit të asaj kohe dhe ish kryetarit të Kuvendit votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, pas 8 orësh debat teksa jashtë protestonim.

Ai ishte votim për ndryshime kushtetuese me 82 vota, për ligjin për dhomat e specializuara, që Qeveria LDK-PDK e kishte negociuar në Bruksel dhe të ligjit për kompensimin e mbrojtjes.

Para rreth një muaji Kuvendi e kishte rrëzuar themelimin e Gjykatës Speciale.

Në seancën 6 orë e gjysmë të 26 qershorit 2015, me 75 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës nuk e votoi themelimin e Gjykatës Speciale.

Atë ditë qershori u patëm gëzuar tej mase. Ishte një çlirim nga një brengë tepër e madhe. Kishim protestuar gati gjithë ditën para Kuvendit. Askush nuk e kishte përkrahur atë protestë, përveç fare pak veteranëve të cilët me plot kthjelltësi kishin vendosur mos me iu bind Thaçi-Veselit por ndërgjegjës së tyre qytetare e kombëtare.

As organizata të shoqërisë civile, as individë me profil publik, e as profesorë të së drejtës nuk u panë as me 26 qershor e as me 3 gusht në protestën para Kuvendit. As në shkrime, analiza e komente.

Madje në tryezën që patëm organizuar shumica që thërrisnim as nuk guxonin të merrni pjesë.

Ato amendamente kushtetuese, ai ligj dhe ai konstruksion i futur brenda sistemit të Kosovës janë shenja më e errët në historinë e Kosovës, pas marrëveshjes për Zajednicën që ka prodhuar kombinimi LDK-PDK.

Gjykata speciale mbetet padrejtësia më e padurueshme e shkaktuar Kosovës nga vet drejtuesit e saj pas lufte.

Lutjes, thirrjeve tona, deputetëve tanë, për gjithë vitin 2014-2015 kur përgatiteshin shkëmbimi i letrave Jahjaga-Ashton, marrëveshjeve ndërkombëtare me Holandën, ndryshimeve kushtetuese dhe negociimit për ligjin në Bruksel, ju përgjigjën çapraz në kor e gjithë ish qeveria. Ata thanë se është vendimtare për të ardhmen e Kosovës, madje është një far patriotizmi, sepse Rusia do ta themelonte atë në OKB. E pabesueshme, sureale por ja deklarim i tyre. Ende sot nuk e dimë a e kanë besuar vërtet apo çfarë ishte ai sulm mbi këdo që ishte kundër gjykatës speciale.

Në fund ish ministri i drejtësisë, në komisionin për legjislacion, u shpreh i dorëzuar, me pak a shumë këto fjalë: “merreni, ky është drafti, unë s’po muj me ndërru kurgjë, shihni ju çka bëni”.

Përfaqësuesit tanë organizuan gjithçka që mundën, me gjithë kapacitetin në dispozicion dhe falë deputetëve edhe të mazhorancës e ndalën me 26 qershor 2015.

Përfytyroni sa ndryshe do të ishte historia nëse do të kishim vijuar në atë rrugë.

Por jo…

Ata ndërhynë. Për të keq.

Dhe na lanë këtë barrë të madhe padrejtësie që është më fakt goditje kombëtare në shumë nivele. Ata po ashtu për t’ju shmangur personalisht kësaj gjykate nuk lanë koncension pa i bërë Serbisë në negociata.

Me besimin se ata si bartës të negociatave nuk do të ishin subjekt i gjykatës.

Edhe pse e bardha mbi të zezë dukej qartë se gjykata kishte target të gjithë krerët e UÇK dhe UÇK-në si të tillë.

Atë botë në debate u patëm thënë pafundësisht herë që në 10 vitet e ardhshme do të na i marrin energjitë me këtë gjykatë. E ai do të jetë veç fillimi.

U bënë tashmë 9 vite. E proceset veç sa kanë nisur.

Shumëkush ka hyrë në histori. Por 82 deputetët dhe qeveria LDK-PDK 2014-2017 kanë hyrë nën këtë shenjë – shenjën e gjykatës më të padrejtë në historinë e shqiptarëve.