Gazetari kroat, Velimir Bujanec nuk e sheh ndonjë arsye që do të mund të çonte deri në pikën ku kroatët dhe shqiptarët do të mund të l uftonin mes vete, madje edhe nëse këta të fundit do të ishin fqinj mes vete.
Ai në emisionin “Blic Interview me Atrit Gashin” ka treguar se nuk janë as kroatët e as shqiptarët ata të cilët nxisin u rrejtje derisa si fajtor kryesor për këtë punë i sheh serbët të cilët madje thotë se edhe kur shkojnë të luajnë futboll broh0rasin për t’i v rarë kroatët e shqiptarët.
“Po përgjigjem në pyetjen tuaj pra. Nëse në Kroaci, në Zagreb, në det apo diku tjetër jetojmë normaIisht. Shqiptarët do të jetonin normaIisht edhe po të ishim fqinj pranë njëri-tjetrit. Ne nuk jemi ata që nxisin dhe promovojnë u rrejtje. Ne e dimë mirë se kush na u rren neve dhe kush ju u rren juve.
Kush në stadium ku luhet futboll i çon pankartat “V risni kroatët, që shqiptarët të mos kenë vëlla”. Ne themi “Vëllai krah vëllait, dhe kroati krahas shqiptarit’ dhe kur këtë e bëjë publike në rrjetet sociaIe apo edhe në emision atyre në Beograd më duket se iu rrëqethën edhe flokët e kokës dhe a ka diçka më të mirë e më pozitive sesa fjalia “Vëllai krah vëllait dhe kroati me shqiptarin” sesa të thotë “Vrisni kroatët, që shqiptarët të mos kenë vëlla”, – ka thënë Bujanec.