Një përdoruese e TikTok-ut postoi një truk që e bën tamponin me ujin micellar më efektiv në heqjen e grimit, gjë që kënaqi shumë ndjekës
Ju vetëm duhet të fryni.
Mund t’ju duket se heqja e grimit është një proces i thjeshtë dhe se disa gjëra janë të vetëshpjegueshme, por shumë vajza përfundimisht zbulojnë se disa gjëra po i bëjnë gabim, në një mënyrë që nuk është saktësisht më efikase.
Kështu një TikToker ndau metodën ‘saj’ të përdorimit të ujit micellar dhe kënaqi ndjekësit e saj. Ajo tregoi se si e aplikon ujin pastrues në një tampon dhe më pas e fryn butësisht mbi të nga njëra anë, ndërsa ana tjetër e tamponit krijon flluska dhe një qëndrueshmëri të shkumëzuar që më pas mund të përdoret lehtësisht për të fshirë grimin nga fytyra juaj, transmeton Telegrafi.
– Po sikur të të thosha se ujin micellar e përdorim gabim gjatë gjithë kohës? Ky truk e bën më të lehtë heqjen e grimit – thotë vajza.
Truku i bëri përshtypje grimieres Meredith Duxbury, e cila bëri thirrje në komente, duke thënë se duhej ta provonte menjëherë.