Presidenca reagim tjetër për incidentin: Skandaloze deklaratat e MPB-së maqedonase, e pranuan se urdhri u dha nga ta

Presidenca e Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut pas deklarimeve në lidhje me incidentin e presidentes Vjosa Osmani, derisa po udhëtonte nga Aeroporti i Shkupit të enjten.

Presidenca ka deklaruar se po zhvillohet propagandë kundër Kosovës në disa media të Maqedonisë së Veriut, derisa thotë se MPB e Maqedonisë së Veriut, në vend të kërkim faljes, ka arsyetuar kërkesën e sigurimit të aeroportit.

“Në vend të kërkimfaljes, dje dhe sot MPB e Maqedonisë së Veriut ka arsyetuar në tërësi kërkesën e sigurimit të aeroportit për ta marrë dhe për ta vendosur në skaner telefonin personal të Presidentes së Republikës së Kosovës, i cili përdoret nga kreu i shtetit edhe për komunikime zyrtare për çështje të sigurisë nacionale.” – thuhet në regaim.

Veç kësaj, Presidenca deklaron se Aeroporti i Shkupit, e edhe MPB, pranuan se urdhëri ishte dhënë nga MPB-ja për një kontroll të tillë.

“Presidentja me të drejtë ka refuzuar një gjë të tillë, bazuar edhe në këshillat që për vite me radhë i merr nga vet institucionet e sigurisë. Në fakt sot edhe Aeroporti i Shkupit, por edhe vet MPB e Maqedonisë pranuan se urdhëri ishte dhënë nga MPB e Maqedonisë së Veriut për një kontrollë të tillë, i cili bie ndesh në tërësi me rregullat e trajtimit të krerëve të shtetit sipas praktikave diplomatike” – thuhet tutje.

Më tej në komunikatën e presidencës shpjegohen praktiket ndërkombëtare dhe Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike në lidhje me situate të tilla: