“Çfarë kuptimi ka?” – Anthony Joshua bën shqiponjën me duar dhe i përgjigjet fansit “Shqipëria”

Anthony Joshua është duke u bërë gati që të zhvillojë duelin e dytë me Oleksandr Usyk, derisa të parin në vitin e kaluar e kishte humbur.

Ukrainasi Oleksandr Usyk i ka nën pronësi tashmë titujt si WBA (super), IBF dhe WBO, e britaniku synon t’i rikthejë ata në brezin e tij.

Dueli është parashikuar zyrtarisht të zhvillohet më 20 gusht në Arabinë Sauditë, ndërsa dyshja po bëhen gati për një përballje të zjarrtë.

Por, një video me Joshuan duke e bërë shqiponjën me duar, derisa dikush e pyet se çfarë kuptimi ka. Përgjigjja e Joshua do ua bëjë zemrën mal.

“Çfarë kuptimi ka?”, dëgjohet personi që incizon Joshuan duke bërë shqiponjën me duar, ndërsa britaniku i thotë: “Shqipëria”.

Nuk është hera e parë që një person i famshëm bën simbolin tonë me duar, pasi ndër vite kemi parë shumë yje duke bërë veprime të tilla.