Dueli më i çmendur në Britani – Kush do të hajë më shpejt 75 hot dog, një burrë apo një ari i madh i thinjur

YouTuberi dhe komediani nga Britania, Max Foch, organizoi një konkurs të pazakontë në ngrënien e hot dog-ëve.

Në të majtë shohim Nick Veri, një nga përfaqësuesit më të njohur të kësaj disipline, që ka fansa në mbarë planetin. Kundërshtari i tij është Tank, një ari i thinjur që peshon më shumë se 360 kilogramë.

Në duel iu bashkua edhe Max Foch, por ndryshe nga Very dhe Tank, të cilët kishin përballë 75 hot dog, YouTuber-i kishte disa.

Nuk do të zbulojmë se kush e fitoi duelin më të çmendur ndonjëherë, vetëm se gjiganti grizzly ka një përvojë para kamerave.

Nëse ai duket i njohur, kjo është për shkak se ai luajti përballë Eddie Murphy në Doctor Doolittle 2.

Kohët e fundit, ai ka qëndruar larg xhirimeve të filmave, përkundrazi është duke u kënaqur në një pronë në Utah.