Hatërmbetje nga e kaluara? Vihet re një situatë e sikletshme ndërmjet Guardiolës dhe Ibrahimovic

Pep Guardiola dhe Zlatan Ibrahimovic u takuan përpara ndeshjes parasezonale të Milanit kundër Manchester Cityt dhe ky ribashkim ishte i vështirë.

Në pamjet e mëposhtme, mund të shihni trajnerin spanjoll duke iu afruar suedezit për një bisedë të shkurtër.

Kushtojini vëmendje gjuhës së trupit të Zlatanit: pak kontakt me sy, duar të mbyllura dhe pak të dridhura. Suedezi padyshim që ndihej jo rehat.

Tifozët e futbollit e kanë cilësuar këtë si hatërmbetje nga e kaluara. Ibrahimovic e kishte quajtur Guardiolën “frikacak pa kurrizor”.

Guardiola kishte pasur përplasje me Ibrahimovic gjatë kohës tek Barcelona, i cili nuk e inkuadronte shpesh në ndeshje.