Yll Limani anulon koncertin në Shëngjin shkaku i zjarreve që kanë përfshirë vendin: Uroj që secili prej jush jeni të sigurt

Yll Limani ka shpallur anulimin e koncertit të tij të planifikuar për këtë natë në Shëngjin, Shqipëri, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë këtë destinacion turistik.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, këngëtari njoftoi: “Koncerti sonte në Shëngjin anulohet… shihemi së shpejti. Uroj që secili të jeni të sigurt”.

Ky vendim i papritur vjen në një kohë kritike kur Shëngjini është duke u përballur me një emergjencë të madhe për shkak të zjarreve që kanë shpërthyer në zonë.

Këto zjarre kanë ndikuar në sigurinë dhe kushte të jetesës në këtë zonë turistike, duke e bërë të pamundur mbajtjen e ngjarjeve të planifikuara.

Ylli Limani, një nga artistët më të angazhuar dhe të njohur të verës, ka qenë i pranishëm në shumë koncerte gjatë sezonit dhe ka treguar angazhim të madh ndaj fansave të tij.

Këngëtari ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e krijuar dhe ka bërë të qartë se prioriteti i tij është sigurimi i mirëqenies dhe sigurisë së të gjithë atyre që preken nga këto zjarre. /Telegrafi/