Që nga nisja e ‘Big Brother VIP’ të parë në trojet shqiptare, emri i tij lakohet në vazhdimësi.
Një karakter i drejtpërdrejtë dhe krejt unik si ai i Milaim Zekës pa diskutim që do i duhej çdo kasti të këtij formati kaq popullor.
Por, Milaimi ka qenë po aq i prerë sa për të mos lënë dyshime.
Në rolin e banorit do jetë e vështirë që ta shohim, teksa për të tjera role nuk dihet!
E ka gjasë që Zekën mund ta shohim në vjeshtë në sezonin e tretë të Big Brother VIP Kosovës në cilësinë e opinionistit, pozitë kjo të cilës nuk do t’i thoshte jo.