Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka thënë se do të vazhdojë punën për të provuar sërish në Lojërat Olimpike pas katër vitesh, pas humbjes së mundësinë për të fituar medaljen e bronztë në Paris 2024.
Në repesazh, Gjakova është mposhtur nga japonezi Soichi Hashimoto.
Më herët, Gjakova ishte ndalur në gjysmëfinale, ku në një duel tejet të fortë në kategorinë -75 kg, është mposhtur me “Wazzari” në “Golden Score” nga garuesi i Azerbajxhanit, Hidayat Heydarov, i cili është renditur si numri një në botë në këtë kategori.
“Nuk u shpërbleva për punën që kam bërë, por tash duhet të kthehem në shtëpi dhe ta vazhdoj punën. Shorti ka qenë i vështirë, gjatë rrugës kam pasur kampionë, por arrita të bëj luftra të mira. Mbetet që të punoj edhe katër vite”, ka thënë Gjakova në një prononcim për RTK.