Rasti i Faton Hajrizi ka tronditur opinionin publik në Kosovë.
Që nga 6 korriku ai ndodhej në arrati. Kishte ikur nga burgu i Smrekonicës. Vetëm pastaj, teksa po tentonte të ikte nga Kosova, ne territorin e Serbisë, u ndalu për një kontroll rutinë nga policë serb në Loznicë. U raportua se vrau njërin dhe e plagosi tjetrin.
Të premten e 18 korrikut autoritetet serbe deklaruan se Faton Hajrizi është vrarë.
Nga mediat serbe, u publikuan disa fotografi të tij ku shihej i shtrirë përmbysë, asnjëherë nuk u pa profili i plotë i tij.
Ani pse mediat serbe e deklaruan të likuiduar, personi i parë që ngriti dyshimin se Faton Hajrizi është i gjallë është konspiracionisti, Arianit Sllamniku.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se Hajrizi nuk ka vdekur, por është i gjallë.
Në një linjë me Sllamnikun ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, jo një herë disa herë…
Ndiqni storien: