“Kur do bësh fëmijë”, Armina Mevlani flet për planet për një shtatzëni me djalin e Sali Berishes…

Blogerja e njohur Armin Mevlani, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit në profilin e saj në “Instagram”.

Ashtu si në pjesën më të madhe të rasteve kur Armina bën një bisedë me ndjekësit, pyetja për fëmijët dhe kur do bëhet nënë nuk mungon asnjëherë.

Ajo e ka pritur mirë këtë pyetje, duke i kthyer një përgjigje të sinqertë.

“Për momentin po shijoj jetën. Ta shohim. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar.

Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë e lumtur kështu. Kam edhe pak kohë”, shkruan Armina.

Kujtojmë se në 25 shtator të dy viteve më parë, Armina Mevlani u bë nuse dhe kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare me Shkëlzen Berishën në martesë.

Ata organizuan një dasmë madhëshore e cila mori vëmendjen e mediave dhe rrjetit për disa muaj.