Pas deklarimeve kundërthënëse të zv/kryeministrit dhe ministrit të brendshëm serb Ivica Daçiq sot, për dyshime të ngritura rreth identitetit të të v*arit në Lloznicë dje, i cili (Daçic) thotë se kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit, meqë shteti serb nuk ka dokumente të tij dhe se as Gjermania nuk po u përgjigjet në këtë drejtim, avokati injohur kosovar Arianit Koci, ka shprehur gatishmërinë publike dhe humanitare, që nëse autorizohet nga familja Hajrizi dhe shteti i Kosovës, do të nisej për Serbi, për ta zbardhur çështjen, të vërtetën, identitetin dhe mbi të gjitha për të kërkuar kthimin e kufomës në Kosovë, gjegjësisht tek familja.
Deklarimin Koci e bëri në një intervistë ekskluzive me Fitim Behlulin – kryeredaktor i ‘RADIO 1’, tani kur çështja sërish ka marrë drejtim konklavitjeje, si pasojë e mosbashkëpunimit institucional të shtetit serb.
Edhe Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu sot tha se informacionet janë kundërthënëse dhe nuk mund ta dijmë me siguri që Faton Hajrizi është v*arë. Haxhiu tha se nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën.