I arratisuri Faton Hajrizi është përgjigjur kërkesës së nënës së tij për t’u rikthyer e për ta vuajtur dënimin.
Hajrizi në një lidhje direkte në Debat Plus tha se e ka dëgjuar nënën e tij dhe thotë se do të rikthehet vetëm nëse ka një garanci nga shteti për trajtimin e duhur, dhe jo si thotë për malltretimet që i janë bërë.
“Kush më garanton mua që nuk më maltretojnë që nuk më shtin nëpër qelija që më kanë ngre si qenin nëpër burgje, i vetmi burg që është sill mirë me mu është Dubrava. Unë du një garanci prej dikujt që nuk më malltretojnë qysh më kanë rreh e më kanë malltretu më kanë mbajt veq nëpër brek të letrës. Në Smrekonicë i kom pas malltretimet dhe provokimet më të mdhaja.Um kanë lidh për radiatorave dhe më kanë rreh”, tha Hajrizi.
Tutje, ai insiston duke thënë se nuk është kriminel.
“Që më kanë quajt kriminel, unë kriminel nuk jam dhe sjom kon kurrë kriminel i popullit tem, unë e kom vra rusin amo jo shqiptar. Për drenas veq ma kanë ngjit mu, krejt tjetër kush e ka bo atë punë, e din ata mirë, kush i ka bo ato sene”.
BONUS VIDEO: Vazhdon spektakli i arratisjes së Faton Hajrizi| Kujt ia kërkoi 100 mijë euro, po tallet me policinë