Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me disa këshilla për qytetarët që shkojnë për pushime në det.
Sipas tyre, këto këshilla ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme.
Pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, siç shkruan IKSHPK-ja, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën pa shqetësime për rreziqet e mundshme.
Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim:
Përdorni krem mbrojtës nga dielli për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme,
Pini sa më shumë ujë
Mbani syze dielli
Shmangni notin vetëm (gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje),
Kontrollini kushtet e detit (respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit)
Mbroni kokën dhe fytyrën me kapelë.