Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, merr shpesh vëmendje me postimet që bën në rrjete sociale.
Ajo është një nga emrat më të zëshëm të showbizit shqiptar, ku reagon për çdo çështje – qoftë ato aktuale e të fushave të ndryshme.
Por, bukuroshja nga Drenica tërheq syrin edhe me fotografitë që ndan në Instagram, aty ku numëron afro 200 mijë njerëz.
Këtë herë, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka publikuar një fotosesion të realizuar me veshje tradicionale shqiptare.
E njëjta shihet në veshje të ndryshme, të cilat janë të punuara nga butiku ‘Alba’ në Gjilan.
Në secilën prej paraqitjeve duket e mrekullueshme, ku veshjet janë të kompletuara në detaje e mënyra të veçanta.
“A jeni gati për dasma oj nuse”, ka shkruar ajo.
Shiko foton: