E mbani mend Antonelen e PERPUTHEN? Ish- konkurrentja jep lajmin e papritur ne studion e TopChannel: Do të shtohemi…

Ish-banorja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, ka bërë një deklaratë në “Top Arena” që vuri në dyshime studion.

Ajo tha se do të shtohet me një, por pa specifikuar se çfarë.
Ka qenë Ed Manushi ai i cili ka këmbëngulur të tregojë më tepër, pasi ajo la të kuptohet se është në pritje të ëmbël.

Por kjo gjë u hodh poshtë sepse Antonela Berisha tha se bëhej fjalë për biznesin e saj.

Antonela Berisha: Manush do të shtohemi plus 1.

Ed Manushi: Si do të shtoheni? Mua më shkoi mendja diku

Antonela Berisha: Po pse more Manush mendove direkt atë (qesh). Do shtohemi, do të hapim plus një atelie tjetër.