Sveçla paralajmëroi arrestimin brenda orësh, Faton Hajrizi e “Shani Tmerri” vazhdojnë lojën me 7 mijë shikues në TikTok

Faton Hajrizi dhe “Shani Tmerri” po vazhdojnë të luajnë live në tiktok, ani se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla paralajmëroi arrestimin brenda orëve.

Ata edhe sonte kanë qenë live në tiktok për më shumë se dy orë, shkruan Gazeta Insajderi.

Faton Hajrizi është arratisur para një jave nga burgu i Smrekonicës ndërkohë Policia është në kërkim të Shani Tmerrit nga gushti i vitit të kaluar.

Shani Tmerri përmes një live në TIK-Tok e ka uruar për arratisjen Faton Hajrizin duke i uruar të mos kthehet kurrë në burg.

“Urime që je arratis, ishalla ma kurrë nuk shkon atje”, i tha Shania, Fatonit.