Muzikanti i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë.
Ai ka postuar një video në InstaStory, me anë të së cilës me shaka ka kërkuar ndihmë.
Artisti thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që po mbizotërojnë në jug.
“Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë”, u shpreh ai.
45-vjeçari shtoi: “Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlonet me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes”.
Kjo e dëshmon më së miri në bazë të disa fotografive që ka siguruar Telegrafi, ku duken plazhet e boshatisura.
Përveç shezloneve, janë shtrenjtuar tejet shumë edhe produktet ushqimore.