Ka gjetur BURRE? Arjola Demiri zbulon detaje nga jeta private: Pa miratimin e…

Familja dhe karriera janë dy akset kryesore në jetën e Arjola Demirit.

Po dashuria? Për aktoren duket se momentalisht nuk gjen vend në hapësirën e saj të cilën ua ka kushtuar totalisht 3 njerëzve që u ka dhënë frymë, fëmijëve të saj.

Në podcast-in “Mami Evita”, Arjola foli pikërisht për këtë dashuri e përkushtim të madh ndaj tyre, sfidat e mëmësisë, afrimitetin dhe shndërrimin e marrëdhënies në pika të caktuara.

Ajo nuk i lë jashtë karrierës së saj pasi u kërkon gjithnjë mendim, por çfarë do të bënte nëse do t’u prezantonte një partner dhe ata, 3 personat më të rëndësishëm për të, nuk do ta aprovonin?

Biseda

Arjola Demiri: Nëse fëmijët e mi nuk e pëlqejnë, s’ka shans!

-Pra u merr mendim ti?

Arjola Demiri: Duhet të jenë fëmijët e mi që ta pëlqejnë. Shiko, deri më tani nuk ka ndodhur. Unë nuk u kam prezantuar kurrë askënd. Te kjo pjesë po, kam qenë shumë fanatike dhe kam dashur që asgjë në botë të mos e cungojë rritjen e tyre. Mendoj që kanë vuajtur mjaftueshëm, mendoj që kanë pasur edhe aa periudha të vështira bashkë me mua, sigurisht edhe me prindin tjetër dhe kam dashur që t’i shëroj dhe nuk kam dashur ndoshta…

-Mendon që fëmijët janë ata që do të vendosin nëse është okej dikush për ty, jo ti?

Arjola Demiri: Për shembull, Helga ka qenë një rast këtë vit që më tha ‘mami, a nuk ndihesh vetëm?’ dhe e kuptova që ka filluar të rritet, ta kuptojë dhe shpeshherë Rubini me shaka kur unë nuk i kushtoj rëndësi thotë ‘ti po flet me të dashurin’ dhe unë që jam ‘shikoje!’ Nuk kam lënë asnjëherë rast që ata të ndihen të cunguar.

Arjola shton se pa u siguruar që ata kanë gjetur rrugën e tyre në jetë, nuk ka ndërmend të ndërmarrë hapa të tillë. Megjithatë, krahas dashurisë së pakufishme të tyre e lidhjes së ngushtë, ajo nuk e mohon që e ndien nevojën e një partneri.

Më mungon prezenca e një mashkulli, më mungon ndoshta dashuria, partneriteti më shumë për ta ndarë me dikë, për të pasur dikë.